Sot rreth orëve të para të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën Prizren-Prishtinë, në mes të një kamionete dhe një veture.
Lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëtit janë dërguar për tretman mjekësorë.
Lajmin për Arbëria TV, e ka konfirmuar zyra e informimit të Policisë së Kosovës.
”Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinëkm i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësur dy persona. Të lënduarit, janë dërguar për tretman mjekësor. Për info tjera shtesë ju informojmë me kohë”, thonë ata.
TV Arbëria