Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, këshilloi Kosovën të dëgjojë më shumë ShBA-në dhe BE-në.
Në një intervistë për në RTSh, Begaj theksoi se, sipas tij, çdo vendim të rëndësishëm që Kosova duhet ta marrë, do të ishte mirë të konsultohej paraprakisht me partnerët e saj strategjikë.
“Shqipëria është e vogël, por kontributi në politikën e jashtme është i madh, sidomos në rajon, ku është një faktor kontribuues për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Natyrisht Kosova është një pjesë e jona, jemi një komb, dy shtete. Është interesi më madhor i Shqipërisë është detyrim kushtetues të interesohemi për Kosovë. Integriteti dhe sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm. Fat i madh që në Kosovë kemi edhe KFOR-in që garanton sigurinë, kufirin e Kosovës, por çdo vendim që Kosova duhet të marrë, për të zbatuar detyrimet që i takojnë si shtet, do të ishte mirë të bëheshin me këshillimin dhe marrjen e pëlqimit dhe të dëgjonin më shumë këshillat e marra nga SHBA dhe BE”, u shpreh kreu i shtetit shqiptar.