Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Latifi: Rrenat e politikanëve janë rrena të dëmshme, rrena që e tradhtojnë kontratën demokratike midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve

Latifi: Rrenat e politikanëve janë rrena të dëmshme, rrena që e tradhtojnë kontratën demokratike midis zgjedhësve dhe të zgjedhurve

Analisti dhe ish Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, konsideron se sipas një mendimi klishe 1 Prilli, si dita e rrenave duhet të shpallet si dita e politikanëve, nisur nga fakti se këta të fundit gënjenë shumë.

Ndërsa, ai thotë se sipas problemit konceptual është dita e rrenave gazmore, rrenave që konsmohen mes miqëve e që në thelb shpreh shpirtin e miqësisë.

Sidoqoftë, rrenat e politikavë siç thotë ai nuk janë gazmore dhe as miqësore, por janë rrëna të dëmshme, rrena që e tradhëtojnë besimin demokratik e poashtu edhe kontratën demokratike ndërmjet zgjedhësve dhe të zgjedhurve.

‘’Janë rrena që në rastet me të lehta përfundojnë në farsa politike, e në raste me të rënda në tragjedi shoqërore’’, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Postimi I plotë I Blerim Latifi