Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërxhaliu: Serbia po faktorizohet, Kosova do të paguajë kosto të lartë në aspektin ekonomik e politik

Gërxhaliu: Serbia po faktorizohet, Kosova do të paguajë kosto të lartë në aspektin ekonomik e politik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka komentuar takimin e kryenegocitorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, duke thënë se në këtë situatë Serbia po faktorizohet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu ka potencuar se çdo ditë e më shumë Kosova është duke humbur, qoftë në aspektin ekonomik, politik dhe në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

“Duhet të kuptohet e vërteta që ky dialogu është shndërruar në një dialog maratonik pra rezultatet të pritura, në këtë drejtim Kosova është duke humbur çdo ditë e më shumë qoftë në aspektin ekonomik, politik, por edhe në perspektiven evropiane përmes një përmirësimi të imazhit të saj”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka thënë se në aspektin kohor Kosovës do t’i kushtojë, madje shtoi se këtë situatë Serbia do të faktorizohet.

“Sa më tepër të prolongohet ky dialog do të faktorizohet Serbia dhe do të fuqizohet duke pasur parasysh rrjedhja gjeopolitike dhe gjeostrategjike që janë duke ndodhur në këtë drejtim vet fakti që është paralajmëruar që nuk do të ketë zgjidhje derisa të përfundojnë zgjidhjet e shkurtit në Kosovë. Është vërtetë një dimension kohor një kosto që do t’i kushtojë Kosovës në anën tjetër nuk përfundon çdo gjë vetëm me zgjidhje, do të ketë negociata për koalicione platforma edhe një partneritet dhe është shumë tipike të mendohet se pranvera e vitit 2025 do të jetë më ndryshe për Kosovës, qoftë në aspektin politik, ekonomik, integrues”, ka shtuar ai.