Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla zhvillon takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme në përfundim të Konferencës së Sigurisë

Gërvalla zhvillon takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme në përfundim të Konferencës së Sigurisë

Në takime të ndara, në përfundim të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla u takua me zëvendëskancelarin gjerman, Ministër i Ekonomisë, Robert Habeck, zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Dita Charanzova, deputeten e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns si dhe këshilltaren për Evropë, marrëdhënie ndërkombëtare dhe demokraci, e zëvendëspresidentes së SHBA-ve, Robin Brooks.

Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Gërvalla i njoftoi zyrarët rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë.

“Të tilla takime i shfrytëzova për t’i falënderuar ata, shtetet, përkatësisht institucionet e tyre, për mbështetjen ndaj Kosovës dhe i sigurova që Republika jonë qendron afër aleatëve të saj, duke shënuar rezultate të ndieshme në demokratizim, sundim të ligjit, liri të mediave e zhvillim ekonomik, shembull edhe për shtetet e rajonit”, ka shkruar ajo.