Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gërvalla: Vjosa Osmani, presidentja më e mirë që ka pas Kosova, na lidh një rrugë e përbashkët

Gërvalla: Vjosa Osmani, presidentja më e mirë që ka pas Kosova, na lidh një rrugë e përbashkët

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është presidentja më e mirë që ka pasur Kosova që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Gërvalla tregoi se me presidenten i lidh një rrugë e gjatë dhe e përbashkët, “për ta parë Kosovën një vend që e meriton krenarinë për gjithë atë gjak që është derdhur për lirinë e këtij vendi”.

Derisa, ministrja shtoi se me Osmanin nuk dallojnë në synimet që i kanë për Republikën e Kosovës.

Sipas Gërvallës, e para e shtetit është avokatja më e mirë e interesave të “vendit tonë, jashtë vendit”.

“Marrëdhëniet e mira me presidenten Osmani gjithmonë kanë qenë shumë të mira dhe aty nuk ka ndryshuar asgjë, me presidenten Osmani mua më lidhë një rrugë e gjatë e përbashkët, na lidh një vullnet i jashtëzakonshëm për ta parë Republikën e Kosovës ai vend që e meriton krenarinë për arsyetimin për gjithë atë gjak që është derdhur për lirinë e këtij vendi, prandaj unë si përfaqësuese e Qeverisë ashtu edhe presidentja Osmani në asnjë pikë nuk dallojmë në synimet që i kemi për Republikën tonë, shtetin tonë, as në gjuhën që përdorim të dyja unë si ministre e Jashtme dhe ajo si përfaqësuesja më e lartë e shtetit tonë si presidente. Vjosa Osmani është shumë larg, presidentja më e mirë që ky vend ka pasur nga Pavarësia e Republikës së Kosovës e deri më sot, është avokatja më e mirë e interesave të vendit tonë jashtë vendit”, ka deklaruar Gërvalla në tëvë1.