Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla viziton veriun e Kosovës, magjepset me bukuritë natyrore

Gërvalla viziton veriun e Kosovës, magjepset me bukuritë natyrore

Zëvendëskryeministja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë vizituar sot veriun e Kosovës.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot ka qëndruar nga Bistrica e Shalës në komunën e Leposaviqit e deri në Boletin.

“Bashkë me Ministrin Faton Peci një paradite në këto vise të Kosovës me bukuri të rrallë dhe potencial të madh jo vetëm në fushën e agroturizmit, të lëna mizorisht prapa me dekada të tëra”, ka shkruar Gërvalla.

“Tash, në çdo cep shihet dhe ndihet kujdesi i shtuar i institucioneve ndaj kësaj pjese të harruar dhe braktisur të Republikës së Kosovës”, ka thënë ministrja Gërvalla.