Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe homologu i saj grek, Giorgos Gerapetritis, diskutuan për forcimin e partneritetit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal gjatë takimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, u takuan në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ministrja Gërvala dhe ministri grek kanë biseduar rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve dhe situatës së përgjithshme në Evropë dhe në Ballkan.

Në këtë takim, siç ka njoftuar MPJD-ja, ministrja Gërvalla nënvizoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik me Greqinë, duke e vlerësuar lart mbajtjen e forumit të përbashkët ekonomik si një platformë për nxitjen e investimeve të ndërsjella dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike të të dyja vendeve.

Po ashtu, sipas njoftimit, dy ministrat biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan si dhe proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës