Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar zëvendëskryeministrin njëherësh ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës Ian Borg.
Gërvalla në Facebook ka thënë se përgjatë takimit është biseduar për ekonominë dhe bashkëpunimin dypalësh.
Derisa ka theksuar se Kosova dhe Malta janë partner të përkushtuar ndaj vlerave evropiane.
“Kosova dhe Malta, dy partnerë të përkushtuar ndaj vlerave evropiane! Me Ian Borg, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punë të Jashtme dhe Turizëm të Maltës, diskutuam për transformimin ekonomik të Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve tona. Kosova po ecën me ritme të shpejta, ekonomi në rritje, institucione solide demokratike, transparencë dhe standarde evropiane. E ardhmja jonë është në BE!”, ka shkruar Gërvalla./TV Arbëria./