Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla takon Cameronin në Luksemburg

Gërvalla takon Cameronin në Luksemburg

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla këtë takim me Cameron-in e ka realizuar në “Place Guillaume II” pasi mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Luksemburgut me ftesë të Dukës së Madh.

Në këtë ditë të shënuar për Luksemburgun, Gërvalla e uroi Dukën e Madh për Ditën Kombëtare, duke theksuar “miqësinë e fuqishme dhe raportet e mira mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut”.