Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla takohet me homologen nga Eswatani, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Gërvalla takohet me homologen nga Eswatani, diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme

Kryediplomatja Donika Gërvalla është takuar me homologen e saj nga Eswatini, Pholile Shakantun, në margjinat e Takimit të Grave Ministre të Punëve të Jashtme që po mbahet në Kanada.

MPJD njoftoi se takimi u fokusua në përmirësimin e marrëdhënieve mes të dy shteteve, duke hapur rrugë për bashkëpunim të ri në Afrikë.

“Ministret diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si fuqizimi i grave, promovimi i të drejtave të tyre dhe shkëmbimi i përvojave për përmirësimin e lidhjeve me diasporën në ekonomi, arsim dhe kulturë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, në njoftimin e MPJ-së thuhet se forcimi i lidhjeve me Ewsatinin, tregon qartë angazhimin e Kosovës për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme dhe për ta promovuar pozicionin e saj në skenën ndërkombëtare.