Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla i ka bërë sërish thirrje diasporës që të marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Duke theksuar se procesi i regjistrimit të diasporës po vazhdon deri me 31 gusht, Gërvalla ka informuar mërgimtarët që ndodhen në Kosovë, se mund të drejtohen në komunat rajonale të në të gjithë vendin, për t’u informuar për procesin, apo edhe për të kërkuar ndihmë për regjistrim.
“Krahas platformës e-diaspora ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në komunat rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohu edhe ti!”, ka shkruar ministrja Gërvalla.