Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gërvalla priti delegacionin nga Iowa: Kosova, lidere në rajon për siguri

Gërvalla priti delegacionin nga Iowa: Kosova, lidere në rajon për siguri

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se ministrja në detyrë e ka njoftuar delegacionin amerikan për progresin e vazhdueshëm të Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, progres ky i konfirmuar edhe nga raportet ndërkombëtare kredibile që e vendosin Republikën e Kosovës në krye të renditjeve në Evropë dhe më gjerë sa i përket sigurisë.

“Duke iu referuar rezultateve konkrete që janë arritur në bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Iowas deri më tani, Ministrja Gërvalla shprehu mbështetjen e plotë për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit, duke përfshirë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të zbatimit të ligjit, si një komponent i rëndësishëm dhe me potencial në këtë aspekt”, theksohet në komunikatë.