Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përfaqësoi Kosovën në takimin e dytë ministror në formatin Ukrainë – Evropa Juglindore.
Në këtë takim u riafirmua mbështetja e plotë për Ukrainën.
“Tërheqja e plotë e forcave dhe pajisjeve ruse nga e gjithë territori i Ukrainës, ndalja e armiqësive dhe rikthimi i plotë i integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht mbeten thelbësore për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme,” thuhet në komunikatën e përbashkët të miratuar, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.