Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla para deputetëve gjermanë: BE-ja ende pa qëndrim zyrtar ndaj Serbisë për Banjskën

Gërvalla para deputetëve gjermanë: BE-ja ende pa qëndrim zyrtar ndaj Serbisë për Banjskën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në përmbyllje të vizitës zyrtare në Gjermani ka takuar përfaqësues të institucioneve gjermane, deputetë të Bundestagut gjerman dhe të shoqërisë civile.

Sipas njoftimit të ministrisë, Gërvalla i ka informuar të pranishmit për veprimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon, duke përmendur sulmet e vazhdueshme në veri të Kosovës.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, dialogu Kosovë-Serbi, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare ishin temat e tjera, rreth të cilave kryediplomatja ka bashkëbiseduar me të pranishmit në diskutimin e organizuar nga Fondacioni “Körber”.

Ministrja gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ka marrë pjesë edhe në takimin me gazetarë, si e ftuar nga Forumi “Korrespondenten.cafe”, ku morën pjesë korrespodentë të huaj, politikanë, gazetarë dhe diplomatë.

“Ky takim ishte një mundësi e mirë e bashkëbisedimit, ku gazetarë të mediave të ndryshme, në një takim prapa kamerave, patën mundësi të  informohen rreth aktualitetit politik në Kosovë, politikën e jashtme dhe të ardhmen e saj euroatlantike”.

Themes by WordPress