Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin e palëkundur të Kosovës ëpër integrimet euroatlantike dhe bashkëpunimin rajonal.

“Thekova gjithashtu nevojën për përpjekje të përbashkëta për të adresuar sfidat e sigurisë dhë për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, shkroi Gërvalla.Ajo po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.