Kryediplomatja Donika Gërvalla ka thënë se çdo herë takon në aeroplan qytetarë që larguar drejt vendeve të perëndimit, e që po kthehen në Kosovë.
Me një fjalë, Gërvalla tha se Gjermania e shtetet tjera nuk janë më si më herët. Për Gjermaninë, ku jeton familja e saj, Gërvalla tha se është në krizë të rëndë ekonomike.
“Unë takoj në aeroplan, çdo herë takoj njerëz të cilët kanë ikur para një kohe jo shumë të gjatë edhe po kthehen përsëri pasi kanë konstatuar se jo gjithçka në Gjermani, në Zvicër, në Suedi në shtete tjera është kaq e lehtë sa duket nga distanca”, ka deklaruar Gërvalla.
Ajo ka thënë se Evropa Perëndimore është duke u ballafaquar me vështirësi të mëdha ekonomike.
“ Është e vërtetë që Evropa Perëndimore është duke vuajtur nga një gjendje instabiliteti, siç e shihni Gjermania ka zgjedhje të parakohshme, Presidenti francez gjithashtu ballafaqohet me vështirësi të shumta. Pra nuk jemi më në vitin 1990 deri në vitin 2000 ku pati një hov të jashtëzakonshëm Gjermania”, ka thënë Gërvalla në Tëvë1.