Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gërvalla: NATO dhe BE duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera!

Gërvalla: NATO dhe BE duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera!

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është shprehur se NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera.

Gërvalla tha se nuk duhet të ketë vend në NATO apo BE për ato vende si Serbia.

Kjo, sipas Gërvallës, për faktin se Serbia me paratë nga Bashkimi Evropian do të blejë armë ruse dhe do të mbështes ambiciet ruse në Evropë.

Ndërsa për Kosovë, ministrja shprehet se populli i saj duhet të vendosë së a duhet të anëtarësohet në NATO ashtu edhe në BE, e jo fqinjët e saj.

“Kosova është vendi më i vogël, demokracia më e re evropiane diku atje në Ballkanin Perëndimor, por është një vend ku shumë gjeopolitikë, tregojnë ndikimin e tyre në momente shumë të rëndësishme siç kemi tani në Evropë”, tha Gërvalla për CBC-n kanadeze.

Njoftimi i plotë:

Powered by WordPress