Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices,...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gërvalla: Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike

Extra AL PVC

Ministrja Donika Gërvalla mori pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme që u mbajt në Toronto të Kanadasë.

Atje, Gërvalla u ftua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.

“Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse”, tha Gërvalla

Gërvalla tutje theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Ajo gjithashtu nënvizoi se ‘është thelbësore të përqendrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat’.

Sipas një komunikate nga MPJD-ja, në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.

“Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që Talibani t’i rikthejë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike. Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshme duhet të jetë grua”.

spot_img

Të fundit

Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices,...

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë...

Shqipëria me çmimin më të lartë të karburantit në rajon

Sipas një raporti të fundit nga Global Petrol Prices, Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburantit krahasuar me vendet e tjera në rajon....

Renditja, Dua Lipa një nga yjet më të pasura të skenës botërore

Në skenën muzikore, ku yjet lindin dhe shuhen, Dua Lipa ka shkëlqyer si një diell i ndritshëm. Mes emrave të njohur si Taylor Swift, Celine...

Scholz rrezikon të ketë fatin e Bidenit

Ndërsa kancelari gjerman, Olaf Scholz, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York të dielën, e ardhmja e tij politike ka...