Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gërvalla i reagon Ramës: Deklaratat duhet të jenë të matura

Gërvalla i reagon Ramës: Deklaratat duhet të jenë të matura

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka kundërshtuar qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në lidhje me Kosovën.

Gjatë një interviste të dhënë në përfundim të ministerialit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, Gërvalla ka thënë se duhet një bashkërendim më i mirë i veprimeve mes Prishtinës dhe Tiranës.

E pyetur për frazën e thënë nga kryeministri Rama, “Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, që sipas qeverisë bëhej fjalë për një deklaratë të nxjerrë nga konteksti, kryediplomatja nga Kosova është shprehur se në këtë kohë delikate deklaratat duhet të jenë të matura.

“Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që më shumë hapin probleme se sa që zgjidhin, duhej një koordinim dhe një bashkërendim dhe një bisedë më e sinqertë mes autoriteteve tona, në mënyrë që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës se sa prodhimit të lajmeve”, ka thënë ajo.

Gërvalla tutje ka shtuar se sovraniteti i Kosovës nuk do të duhej të diskutohej nga askush, e aq më pak nga shteti më i afërt i saj.

Ndërsa, sa i përket propozimit të kreut të qeverisë shqiptare për marrjen e kontrollit të veriut nga ana e KFOR-it, Gërvalla ka thënë se “nuk ka nevojë për ide që na çojnë në një periudhë pas lufte në Kosovë”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress