Kryediplomatja në detyrë, Donika Gërvalla i ka reaguar deputetit të LDK-së, Anton Quni, i cili tha se nuk e votoi për kryeparlamentare pasi “nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë.”
“Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë.”, shkroi më herët Quni.
E Gërvalla iu përgjigj atij duke thënë se “besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine”.
“Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, shkroi Gërvalla.