Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gërvalla e priti Blairin në aeroport: Mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës

Gërvalla e priti Blairin në aeroport: Mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair, po e viziton Kosovën me rastin e 25 vjetorit të çlirimit.

Në mesnatë ai u prit në aeroport nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla e quajti atë si “mbështetësin më të madh të popullit të Kosovës”.

“Duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë. Si mik i madh i Kosovës, z. Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb. Sot, ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne”, tha ajo.