Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gërvalla e bindur: Një Republikë serbe s’do të ndodh në Kosovë

Gërvalla e bindur: Një Republikë serbe s’do të ndodh në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehu e bindur se në Kosovë nuk do të formohet një Republikë serbe, e ngjashme më atë në Bosnjë.

Gërvalla sqaroi se kanë shqyrtuar modelin e Kroacisë për trajtimin e komuniteteve, duke theksuar se presin nga serbët të jenë më serioz në procesin e dialogut.

Madje tha se presin edhe nga BE që të ketë më shumë këmbëngulje në vendimet që merren në praninë e tyre. Gërvalla këto komente i bëri pas takimit që ka pasur me homologun kroat Gordan Grliq Radman.

“Konsultimet politike janë organizëm tradicional dhe shtetet flasin për konsultimet bilaterale. Ato nuk kanë te bëjnë me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket modeleve të Asociacionit neve na janë prezantuar nga Lajçak si shembuj në Kosovë. Të gjitha modelet që kemi parë kemi konstatuar që Kushtetuta e Kosovës u jep shumë më tepër të drejta se sa te gjitha modelet që ne kemi parë. Unike në Kosovë është prezenca e vazhdueshme e pakicës serbe në Kabinetin Qeveritar”.

“Prandaj ne kemi trajtuar modelet dhe për neve nuk vijnë në shprehje sepse shkelin vijat e Kushtetutës, e për neve këto nuk vijnë ne shprehje, sepse baza e funksionalizimit të shtetit është respektimi i kushtetshmrisë territoriale. Ky rajon e ka boll një republikë serbe në Bosnjë edhe ajo është tepër. Ne jemi në proces të negociatave asgjë nuk është e pranuar sot, ne kemi dhënë fjalën dhe mbajmë fjalën tonë, presim nga BE që të njëjtat kritere të vlejnë edhe për Serbinë cila mbetet e befasuar çdo takim. Presim nga BE që më shumë këmbëngulje të qëndrojnë në kërkesat e tyre”.

“Modelet që janë paraqitur paraqesin elemente të zbatueshme dhe prej tyre do të përpiqemi të zgjidhim modelet më të mira. Ne jemi në proces të negociatave asgjë nuk është e vendosur sot. E vendosur është që qoftë në shkurt qoftë në mara ne kemi dhënë fjalën tonë dhe ne ndajmë fjalën tonë. Presim nga BE-ja që e njëjta të vlejnë edhe për Serbinë përfaqësuesit e të cilit vihen sikurse nuk kanë qenë”.

Gërvalla, ka thënë se me homologun kroat diskutuan për perspektivën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në shumë fusha.

“Mikun Gordan e falënderova shumë për përkrahjen në disa fusha që Kroacia ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha. E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Kroacia e ka dhënë në çdo forum. Për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të dytë u pajtuam që është një proces që ka zgjatur padrejtësisht shumë”, u shpreh Gërvalla.

“E falënderova kolegun Gordan për mbështetjen që Kroacia që i ka dhënë Kosovës që nga dita e parë aplikimit për an në Këshillin e Evropës dhe sigurimin e votave. Biseduam për perspektiven Evropiane të Kosovës, për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që ka marr formë, duke e ditur që shtetet”.

“Kjo vizitë lidhet me një datë shumë të shënuar për Kroacinë. 720 vjetori i regjistrimit të parë zyrtar të diasporës kroate dhe kjo ka ndodhur në Janjevë. Dhe së bashku pastaj do të shkojmë në Janjevë. Me kroatët e Janjevës do festojmë këtë ditë të shënuar për ta”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress