Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme

Gërmimet në Zubin Potok, prokurorja Salihu-Shamolli njoftohet për gjetjet dhe rezultatet e deritanishme

Sistemi Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se po vazhdohet puna në terren, lidhur me hetimet për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok.

Atje ku po bëhen gërmime për persona të zhdukur gjatë luftës, prokuroria ka njoftuar se në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme, përcjell Gazeta Express.

‘’Zubin Potok, 08 gusht 2026 – Në kuadër të hetimeve për rastin e krimeve të luftës në Zubin Potok, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës po vazhdojnë punën në terren.

Në lokacionin e tretë, gjatë ditës së shtunë, hetuesit e rastit kanë njoftuar prokuroren Florije Salihu – Shamolli, lidhur me gjetjet dhe rezultatet e deritanishme.

Hetimet dhe procedurat po zhvillohen në bashkëpunim me institucionet kompetente.”, thuhet në njoftim.

Gërmimet në Zubin Potok për të zhdukurit, PSRK njofton se po vazhdojnë hetimet: Po bashkëpunojmë me institucionet kompetente