Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Gërhitja gjatë gjumit mund të jetë shenjë e kësaj sëmundjeje

Gërhitja gjatë gjumit mund të jetë shenjë e kësaj sëmundjeje

Sëmundjet e zemrës kanë qenë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, sidomos këto kohët e fundit. Por, një sondazh i “Harris Poll” për “American Heart Association” zbuloi se 51% e amerikanëve nuk e dinin këtë statistikë

“Sëmundjet e zemrës mund të zvogëlohen ndjeshëm nëse ne jemi në gjendje të parandalojmë faktorët e rrezikut,” thotë kardiologu Sharan Sharma.

Por, a e dini që gjumi dhe specifikisht gërhitja mund të jetë shenjë e një problemi në zemër?

Gërhitja nuk është vetëm një bezdi për çdo partner/e në shtrat, por diçka që lidhet edhe me zemrën. “Gërhitja mund të jetë një shenjë e apneas së gjumit,” shpjegon mjeku Sharma, shkruan Parade.

“Kjo gjendje është e lidhur me sëmundje të ndryshme të zemrës si fibrilacioni atrial, hipertensioni dhe shtrëngimi i zemrës”.

Një studim i vitit 2024 me më shumë se 12 mijë njerëz i botuar në “Nature” zbuloi se gërhitja e rregullt rrit rrezikun e një personi për presion të lartë të gjakut të pakontrolluar. Një apnea është mungesa e plotë e rrjedhës së oksigjenit për të paktën 10 sekonda.

Gërhitja mund të jetë gjithashtu një shenjë e një rënieje të rrjedhës së ajrit të njohur si “hipopnea” që gjithashtu zgjat 10 ose më shumë sekonda. Të dyja kanë pasoja që mund të jenë të dëmshme për zemrën.

“Kjo ndërprerje rrit stresin, ose hormonet si kortizonin dhe adrenalinën,” thotë mjeku Leonard Pianko.

“Kjo rritje hormonale rrit presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës dhe mund të bëjë një tendosje të vazhdueshme në sistemin tuaj kardiovaskular, duke shkaktuar një atak në zemër”, citon Anabel

A është gërhitja gjithmonë një shenjë e sëmundjes së zemrës?

Mjekët këshillojnë njerëzit që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë gërhitjes pasi ajo lidhet me sëmundjet e zemrës nëse shoqërohet gjithashtu me:

▪ Frymëmarrje që ndalon gjatë gjumit
▪ Gjumë i tepërt gjatë ditës
▪ Vështirësi për t’u përqendruar
▪ Dhimbje koke në mëngjes
▪ Dhimbje fyti pas zgjimit
▪ Tensioni i lartë i gjakut

Powered by WordPress