“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Georgiev: Serbët e Kosovës janë instrument i Beogradit, Vuçiq i mashtron njerëzit me fjalime të krijuara nga ChatGPT

Extra AL PVC

Drejtori i lajmeve të TV Nova Slobodan Georgiev e quajti fjalimin e presidentit Aleksandër Vuçiq në Kombet e Bashkuara fjalim “chatgpt”, ​​duke thënë se ai po mashtron njerëzit, sepse për të gjitha shtetet e fuqishme të botës, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Rezoluta 1244 nuk ekziston.

Georgiev iu referua fjalimit të Vuçiqit në Kombet e Bashkuara, në të cilin ai tha se Serbia nuk është shërbëtore as e Rusisë dhe as e SHBA-së.

“Pati një rrahje në gjoks që jemi të pavarur. Ishte një fjalimin e tij i krijuar në ChatGPT, i cili është bërë me makinë… Ai ka cituar shumë njerëz – nga Gandi, tek nuk e di kush. Dukej sikur shkrimtarët e njërëzit e njohur u ulën dhe i dhanë citate për paqen”, tha Georgiev.

Gazetari serb thekson se Vuçiq me këtë fjalim para së gjithash u është drejtuar votuesve të tij, sepse, siç thotë ai, ka kohë që nuk i drejtohet dikujt tjetër.

“Ai i drejtohet gjithmonë publikut vendas. Ai donte t’u tregonte votuesve të tij nga ajo foltore, sepse ka kohë që ka pushuar së foluri me askënd tjetër, se ka mbetur në të njëjtën linjë në të cilën ka 30 vjet. Ata janë ende të kapur pas historisë së rreme që po ia ofron popullit. Ata janë përgjegjës për atë që i ndodhi Serbisë në vitet 1990. Vuçiq dhe Vuçeviq ishin zëdhënës të luftës në Jugosllavi, ata tregojnë të njëjtën histori dhe politikë nacionaliste”, tregon ai për N1.

Georgiev thotë se fjalimi i presidentit “nuk ka të bëjë fare me trurin”.

“E gjithë performanca e tij tregon se sa nuk ka të bëjë fare me trurin. Ai i mashtron njerëzit. Të gjitha vendet e fuqishme të botës që e njohën Kosovën, për ta nuk ekziston më Rezoluta 1244. Këto janë dy realitete. Ai na thotë ‘realiteti ynë është 1244’”.

Gazetari serb tha gjithashtu se problemi është se serbët në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë faktor i rëndësishëm politik, por instrument i qeverisë në Beograd.

“Problemi është se serbët në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë faktor politik, siç duhet të jenë, por janë instrument i pushtetit në Beograd”.

spot_img

Të fundit

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka...

Konjufca pranon propozimin për Projektligjin e pensionimit të vullnetshëm të parakohshëm të mësimdhënësve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur...

“E ardhmja e Ukrainës është në NATO”, thotë Stoltenberg pas takimit me Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të...

Stradner: Vuçiqi po përgatitet të veprojë si Putini, e pret momentin e duhur gjeopolitik

Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do...

Mustafa i PDK-së i reagon Muratit: Çmimet që nga 2022 asnjëherë s’janë zvogëluar

Arben Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së, i ka reaguar Hekuran Muratit, ministër i Financave në Qeverinë e Kosovës, i cili u lavdërua për...