Sot, më 29 shtator 2026, Shaban Syla do të përballet në gjykatë me ish-deputetin e LDK-së, Adem Salihajn, të cilin e cilëson si bashkëpunëtor të Nazim Bllacës.
Lajmin e ka bërë të ditur Gentrit Syla, i cili ka publikuar deklaratën e Shaban Sylës lidhur me procesin gjyqësor.
Sipas Sylës, kësaj radhe ai nuk është në cilësinë e të akuzuarit, por të paditurit, për shkak të disa deklaratave që, sipas tij, Salihaj i ka bërë ndaj tij dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Ju garantoj se zoti Hashim Thaçi nuk ma ka falur asnjë ditë të vetme. Këto akuza dhe shpifje të Adem Salihajt bëhen vetëm për të shpifur vazhdimisht ndaj zotit Hashim Thaçi”, ka deklaruar Shaban Syla.
Syla i është referuar edhe deklaratës së Salihajt se “krimineli ia ka falur kriminelin”, duke thënë se këto pretendime janë të pavërteta.