Hysen Gecaj, analist i sigurisë, i ftuar në ARB Debat në TV Arbëria me Rid Berishën, ka thënë se Kosova ka pasur mundësinë të ecë më përpara në aspektin drejt NATO-së dhe në fusha të tjera, por sipas tij duhet të merren parasysh edhe rrethana të tjera.
“Ka pasur hapësirë të ecet më mirë dhe më shpejt, por tani duhet të kuptojmë edhe situatën, pasi Kosova si shtet i ri ka një mungesë përvoje, si në kuptimin politik ashtu edhe në atë ushtarak,” ka thënë Gecaj.
Tutje, Gecaj deklaron: “Nuk guxojmë, tha, që një organizatë siç është FSK-ja, e trajnuar mirë dhe e përgatitur mirë me standarde të NATO-së, ta lëmë në dorë të çfarëdo politikanit të papërgjegjshëm dhe të pakujdesshëm.”