Një serbe është zgjedhur kryetare e Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë gjatë ditës së mërkure.
E gazetarja nga Lugina, Ardita Behluli, thotë se përkundër që qyteti i Preshevës është mbi 90 për qind i përbërë nga popullsia shqiptare, edhe ata pak shqiptarë që kanë qenë të punësuar në institucione publike në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në rast të pensionizmit apo largimit nga puna, ata zëvendësohen me profesionistë të komunitetit serbë.
Ajo, për emisionin “Ora Shtatë”, shton se është një disproporcion , duke thënë se serbët në Preshevë përbëjnë vetëm 2 për qind të popullsisë, e sa i përket punësimit në institucionet publike, është në disproporcion.
“Ne mendojmë se Serbia po vazhdon me kryeneçin e saj, duke mos përfillur edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian karshi realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ndër të tjera Behluli.