Gazetarja sportive, Eva Murati e cila ka fituar vëmendjen edhe të medieve të huaja, ka publikuar fotografi nga tribunat e stadiumit në Hamburg në përkrahje të Shqipërisë.
Bukuroshja ka vendosur që të jetë e pranishme në stadium për t’i dhënë zemër kombëtares së Shqipërisë.
Ajo publikoi një mori fotografish nga atje, derisa mbante flamurin kuq e zi në duar.
Eva, ka bërë që me prezencën e saj të ndezë interesin edhe të medieve ndërkombëtare, me shumë prej tyre duke i kushtuar edhe artikuj.
Bukuroshja shqiptare ka një audiencë mjaft të gjerë me mbi 941 mijë ndjekës në Instagram.
Ajo po ashtu njihet për karrierën e saj si aktore, moderatore dhe modele.