Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Gazetarja e TV Arbëria e ‘befason’ Kurtin, ai mohon se pushteti e ndryshoi, s’jemi kontradiktorë

Gazetarja e TV Arbëria e ‘befason’ Kurtin, ai mohon se pushteti e ndryshoi, s’jemi kontradiktorë

Gazetarja e TV Arbëria, Blerta Krasniqi e ka pyetur kryeministrin Kurti lidhur me vrasjen e dy ish-aktivistëve Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në  protestën e 10 shkurtit nga forcar rumune, e ku sot ata edhe janë përkujtuar nga Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Kryeministër në protestë janë vrarë dy njerëz në protestën kundër pakos së Ahtisarit, derisa ju sot i përkujtoni ata në karrigen e kryeministrit i ulur sikur Ahtisari figurativisht, a mund të cilësohet pak kontradiktore kjo qasje” – ishte pyetja e gazetares së TV Arbëria.

Derisa përgjigjja e Kurtit ishte: “Nuk mendoj që mund të cilësohet kontradiktore për shkak se Lëvizja Vetëvendosje ka të njëjtat vlera dhe ideale ka të njëjtat parime me të cilat udhëhiqet, por kemi trashëguar pasoja nga e kaluara që kanë sjellur edhe pasoja të tjera të mëpastajme mirëpo është me fat Republika e Kosovës që qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është produkt i popullit të Kosovës”. 

Pyetja e plotë në videon e mëposhtme:

Themes by WordPress