Gazetari Rid Berisha dhe drejtor i TV Arbëria ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb Aleksandër Vuçiqit, i cili ka akuzuar publikisht pronarin dhe drejtorin e ISP – Broadcast, Qëndrim Kryeziu dhe kolegun Esat Shala, për arsyen e thjesht, veç pse ata risjellin para publikut vazhdimisht krimet mizore që i bëri Serbia e Millosheviqit, e Vuçiqit e shumë e shumë kriminelëve të ngjashëm”
Berisha ka shkruar se ky çetnik serb i ka ende duart të lyera me gjak të shqiptarëve.
“Ky çetnik, Vuçiq, që ende i ka duart me gjak t’shqiptarëve, e paska akuzu pronarin dhe drejtorin e ISP – Broadcast Qëndrim Kryeziu dhe kolegun Esat Shala, për arsyen e thjesht, veç pse ata risjellin para publikut vazhdimisht krimet mizore që i bëri Serbia e Millosheviqit, Vuçiqit e shumë e shumë kriminelëve të ngjashëm”, ka shkruar Berisha në reagim.
“O t’i majmun i Millosheviqit, Arbëria TV do të dokumentojë me prova krimet dhe gjenonocin e Serbisë ndaj shqiptarëve, hiq pa u ndalë!”, ka shtuar ai në reagimin e tij duke e publikuar edhe videon nga deklarata e presidentit serb.
Postimi i plotë:
Ky çetnik, Vuçiq, që ende i ka duart me gjak t’shqiptarëve, e paska akuzu pronarin dhe drejtorin e ISP – Broadcast Qëndrim Kryeziu dhe kolegun Esat Shala, për arsyen e thjesht, veç pse ata risjellin para publikut vazhdimisht krimet mizore që i bëri Serbia e Millosheviqit, Vuçiqit e shumë e shumë kriminelëve të ngjashëm. O t’i majmun i Millosheviqit, Arbëria TV do të dokumentojë me prova krimet dhe gjenonocin e Serbisë ndaj shqiptarëve, hiq pa u ndalë!
Këqyreni mirë këtë prodhim të fashizmit serb, e akuzon edhe kolegun Ilir Mirena ish ushtar i UÇK-së dhe pronar i Periskopi-it!
/TV Arbëria