Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gazetari Krstic i reagon Qeverisë së Kosovës lidhur me pretendimin për punësimin e gruas së kryeministrit Kurti në Beograd

Gazetari Krstic i reagon Qeverisë së Kosovës lidhur me pretendimin për punësimin e gruas së kryeministrit Kurti në Beograd

Gazetari dhe analisti nga komuniteti serb, Branislav Kerstic, i cili është dhe njëri ndër panelistët e rregullt në Kanal 10, gjatë një debati në këtë medium ka deklaruar se gruaja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, jeton dhe është e punësuar në Beograd. Sipas analistit nga veriu i vendit, ajo e drejton në tërësi prodhimin energjetik si dhe krejt trafikun e këtij sektori në shtetin e Serbisë . Ky informacion ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dilema mbi politikat energjetike të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti nëse bashkëshortja e tij është e përfshirë në këtë sektor në Serbi.

Ndaj këtyre pohimeve ka reaguar Qeveria e Kosovës, duke i quajtur të pavërteta pohimet e gazetarit në fjalë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se gruaja e kryeministrit Albin Kurtit jeton midis Oslos dhe Prishtinës. “Kjo nuk është e vërtetë. Ky është lajm i rremë. Bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në NUPI (Insituti Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, nuk është anëtare në asnjë bord askund”, ka thënë Kryeziu për Kanal10.

Ndërkohë, gazetari Krstic, për TV Arbëria ka pyetur se “A është Rita Augestad Knudsen, gruaja e Albin Kurtit, pjesë e ekipit ekspert norvegjez?“ ishte shtruar nga përfaqësuesja e opozitës, Tamara Milenkovic Kerkovic, më 13 qershor 2023, në Kuvendin Kombëtar të Serbisë. Me këtë rasat sipas tij “disa media në Serbi, por edhe në rrjetet sociale, kanë publikuar informacione rreth angazhimit të saj të supozuar si pjesë e një ekipi ekspertësh në një kompani ndërkombëtare energjetike.“ Ky biznes “përfshin kompaninë norvegjeze Rystad Energy, me të cilën Qeveria e Serbisë ka bërë një kontratë sekrete për shërbime konsulence, me vlerë 1.5 milion euro vitin e kaluar. Negociatat janë ndërmjetësuar gjithashtu nga Rita Augestad Knudsen, gruaja e Albin Kurtit, e cila është drejtoreshë e Institutit Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare. Ekspertët norvegjezë nga Rystad Energy (emrat e mbiemrat janë Pavlović, Bajčetić, Đurić…) kanë bërë një plan për rindërtimin e EPS, të cilin Qeveria e Serbisë ka filluar tashmë ta zbatojë”

Në fund, gazetari B. Krstic ka pohuar se „Biznesi nuk ka kufij, ashtu siç nuk ka as politika. Pyetja mbetet e hapur pse askush nuk i mohoi këto pretendime vitin e kaluar, por vetëm tashë kur është goditur muri i heshtjes.“/tvarbëria/