Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Gazetari i Reuters pyet Rutte: A keni plan për të mërkurën, pavarësisht vendimit për Thaçin?

Gazetari i Reuters pyet Rutte: A keni plan për të mërkurën, pavarësisht vendimit për Thaçin?

Gazetari i agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Reuters, Andrew Gray e pyetir Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte nëse Aleanca është e shqetësuar për trazira të mundshme në Kosovë të mërkurën, kur pritet të shpallet aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gray e pyeti shefin e NATO-s në një konferencë për media në selinë e NATO-s në Bruksel nëse kanë plane të hartuara për çfarëdo që mund të ndodhë dhe sido që të jetë verdikti.

“Përshëndetje. Sekretar i Përgjithshëm, në fjalën tuaj përmendët Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Kosovën dhe KFOR-in. Siç e dini, këtë javë pritet të shpallet aktgjykimi në gjykimin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi. A jeni të shqetësuar për trazira të mundshme të dhunshme në Kosovë, në rajon, si rezultat i këtij aktgjykimi, pavarësisht se në cilin drejtim do të jetë ai? Dhe KFOR-i është zënë në befasi në të kaluarën nga shpërthimet e dhunës atje. A keni plane të besueshme të hartuara dhe a mund të thoni diçka për t’i siguruar njerëzit e rajonit se do të jeni në gjendje të përballeni me çfarëdo që mund të ndodhë?”, ishte pyetja e tij.

Rutte përsëriti se “KFOR-i është aty” pavarësisht “se çfarë lajmesh mund të vijnë”.