Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gazetari Bane Kërstic “lëshon bombën”, “gruaja e kryeministrit Kurti është e punësuar në Beograd”

Gazetari Bane Kërstic “lëshon bombën”, “gruaja e kryeministrit Kurti është e punësuar në Beograd”

Shkruan: Afrim Kasolli

Gazetari dhe analisti nga komuniteti serb, i cili është dhe njëri ndër panelistët e rregullt në Kanal 10, gjatë një debati në këtë medium ka deklaruar se gruaja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, jeton dhe është e punësuar në Beograd. Sipas analistit nga veriu i vendit, ajo e drejton në tërësi prodhimin energjetik si dhe krejt trafikun e këtij sektori në shtetin e Serbisë .

Se sa janë të vërteta pretendimet e gazetarit Bane Kerstiq mbetet të verifikohen . Mirëpo, pa dyshim se nëse ato janë të sakta atëherë do të ishte shokuese. Dhe nëse dalin të sakta ato hedhin dritë mbi disa nga arsyet e kundërshtimit të ashpër që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kanë ndjekur ndër vite kundër investimeve amerikane energjetike. Siç dihet në vitin 2017 kompania amerikane “Contour Global” ishte shpallur fituese për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re” me kapacitet prej 500 megavat. Investim ky, që do ta pavarësonte në masë të madhe Kosovënga varësia energjetike rajonale me theks të veçantë nga Serbia. Mirëpo, në mars të vitit 2020 “kompania Contour Global kishte “njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, me arsyen se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu ishin theksuar edhe ndryshimet politike që kishin ndodhur në Kosovë. Po ashtu i njëjti investitor e dërgoi Kosovë n edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar për mosrespektim të kontratës”.

Në anën tjetër ka kohë që mediat në Slloveni kishin shkruar se si Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kishte punuar si konsulent për kompaninë e energjisë elektrike GEN-I dega në Beograd. Madje, ai ishte akuzuar se i kishte marrë 600 mijë euro nga dega e kë saj kompanie në kryeqytetin serb dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” tek politikani slloven, Robert Golob.

Kurse kryeministri Kurti në deklarimin vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, ka deklaruar se bashkëshortja e tij është e punësuar në “NUPI” me bazë në Norvegji. Fjala këtu është për Institutin Norvegjez për Marrëdhënie Ndërkombëtare(The Norwegian Institute of International Affairs [NUPI]. I njëjti është themeluar nga Parlamenti Norvegjez në vitin 1957 dhe ka për fokus tri shtylla kryesore të hulumtimeve “luftën dhe paqen, ekonominë dhe zhvillimin, si dhe diplomacinë dhe qeverisjen globale”. Kurse në kudër të sektorit të ekonomisë dhe zhvillimit një theks të veçantë i kushtohet “energjetikës, të drejtave njerëzore dhe tregtisë ndërkombëtare”.

Po ashtu, i njëjti think tank operon edhe në kryeqytetin serb dhe është njëri nga bashkëpunëtoret kryesore të Qendrës për Politika të Sigurisë në Beograd (The Belgrade Centre for Security Policy (BSCP) , Mirëpo, Tv Abërbia nuk ka informata se a operon dhe vepron aktualisht gruaja e kryeministrit të Kosovë në Beograd, ndonëse instituti ku ajo është e punësuar dhe merr pagë , është i etabluar që sa kohë në Serbi.
Nëse verifikohen pretendimet e gazetarit Kerstiq, pa dyshim se kjo ngjarje do të ishte një skandal për sigurinë shtetërore dhe ekonomike. Ndonëse ne nuk jemi në luftë të drejtpërdrejtë me Serbinë , por është vetë kryeministri Kurti, që mbase edhe nga dëshira heroike për t’u krahasuar me kryetarin e Ukrainës Vlodymyr Zelensky, nuk e ka përjashtuar skenarin rus në Ukrainë, atëherë kjo do të ishte sikur bashkëshortja e liderit ukrainas të jetonte dhe të ishte e punësuar në Moskë dhe po ashtu të kishte rol primar në politikat energjetike të Rusisë.

I mbetet shefit të Qeverisë së Kosovës të përgjigjet për këto pretendime./tvarbëria/