Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gazetarët bojkotojnë konferencën e Muratit, i la të presin gati një orë

Gazetarët bojkotojnë konferencën e Muratit, i la të presin gati një orë

Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si pasojë e vonesave të përhershme të ministrave të kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë për gazetarë, por që e njëjta është bojkotuar, pasi gazetarët kanë pritur për afër një orë.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me ekzekutivin, me ç’rast deklaruan se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla.

Arsyeja që u është dhënë për vonesën ka qenë që ekzekutivi ka pasur një takim të brendshëm.

/TV Arbëria