Java nisi me organizime të shumta të darkave të fundvitit pothaujse në të gjithë vendin.
Kryesisht janë bizneset ato që shtrojnë darka fundviti për punëtorët, për t’i falenderuar për punën 12 muajshe. Në kryeqytet të gjitha restorantet me klas por edhe ato që rangohen për evente dasmash, ahengjesh të ndryshme, janë të rezervuara. Dhe, jo vetëm në Prishtinë. Bizneset në nivel vendi po lulzojnë me rentabiltet për shkak të fluksit në rritje të fuqisë blerëse.
Natyrisht se nuk janë vetëm bizneset private ato qo organizojnë darka fundviti. Thuajse të gjitha institucionet shtetëtore dhe publike ashtu sikurse edhe partitë politike e shoqëria civile, ambasadat, po mblidhen për ta përshëndetur këtë vit jo pak të lehtë edhe nga pikëpamja politike e veçanërisht trendeve shqetësuese zhvillimore ekonomike.