Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gati 3 muaj në burgun serb Hazir Haziri: Familja e tij kërkon reagim të menjëhershëm të Kosovës

Gati 3 muaj në burgun serb Hazir Haziri: Familja e tij kërkon reagim të menjëhershëm të Kosovës

Vajza e Hazir Hazirit, 77-vjeçarit nga Kosova i cili po mbahet në paraburgim nga autoritetet serbe që nga 8 shtatori, ka bërë thirrje urgjente institucioneve të vendit që të ndërhyjnë për lirimin e tij.

Ajo thotë se familja po jeton në ankth të vazhdueshëm për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të të moshuarit dhe mungesës së, siç pretendon ajo, trajtimit adekuat.

Në një deklaratë me shkrim për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, Anita Haziri shprehet se babai i saj po mbahet në kushte të pasigurta dhe se mund të jetë i ekspozuar ndaj presioneve psikologjike dhe fizike.

Hazir Haziri është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, nën dyshimet e autoriteteve serbe për përfshirje në “krime lufte” në Podujevë gjatë viteve 1998–1999. Familja e tij mohon çdo akuzë, duke i quajtur ato të pabazuara.