Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi: Vota për Isniun është një votë për çlirimtarët që luftuan për lirinë e Kosovës

Gashi: Vota për Isniun është një votë për çlirimtarët që luftuan për lirinë e Kosovës

Në emisionin “N’PULT”, Jakup Gashi, një bashkëpunëtor i ngushtë i Isni Kilaj, u shpreh se mosprania e Kilajt, i cili është në Hagë, është një hendikep i madh për politikën e Kosovës.

Ai theksoi se shqiptarët, gjithmonë të bashkuar në momentet e vështira, kanë treguar gatishmërinë për të mbështetur individët që i shërbyen kombit, dhe ky është një shembull i tillë për mbështetje ndaj Kilajt dhe dy liderëve të tjerë, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj.

Gashi vuri në dukje se vota për Isni Kilajn është më shumë se një akt politik, por një mbështetje për ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Vota për Isniun është një votë për çlirimtarët që luftuan për lirinë e Kosovës,” shtoi ai.

Ky akt solidariteti është i dukshëm veçanërisht në Malishevë, e cila, sipas Gashit, ka një mbështetje të pakontestueshme për Kilajn dhe Listën 137, e cila mbetet një forcë e fuqishme politike në vend./tvarbëria/

 

“I emocionuar për mbështetjen ndaj tij”, Gashi për Kilajn: Kontakojmë në telefon me të, i tregojmë për fushatat