Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gashi: Rritja e pagave prej 50 eurosh është qesharake, njerëzit po largohen nga sektori publik, një pjesë po ikin jashtë vendit

Gashi: Rritja e pagave prej 50 eurosh është qesharake, njerëzit po largohen nga sektori publik, një pjesë po ikin jashtë vendit

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina.

Ai ka folur për rritjen e pagave për 50 euro në sektorin publik. Gashi këtë rritje e ka quajtur qesharake, duke thënë se si rezultat njerëzit po zgjedhin sektorin privat për të punuar.

Gashi shton se një pjesë e njerëzve, duke e parë se me rrogat në Kosovë është e papërballueshme që të mbahet një familje, po ikin në vendet e jashtme.

“Kjo rritje është qesharake, të them të drejtën. Kjo rritje nuk ka reflektuar, për arsye se ne tani e dim se vetëm në këtë muaj që jemi kemi rritje enorme të shportës dhe produkteve bazike. Prandaj, kjo rritje nuk ka reflektuar absolutisht. Prandaj, çdo ditë e më shumë kemi informata që njerëzit janë duke u larguar nga sektori publik dhe janë duke kaluar në sektorin privat, dhe një numër i konsiderueshëm për besë është ka ikur edhe në botën e jashtme, për arsye se nuk mund ta mendoj që me 400 euro, 500 euro ose 600 euro ta krijoj një familje këtu,” ka thënë ai në “N’PULT” në TV Arbëria.