Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia

Gashi: Radoiçiqi mund të vritet nga Serbia

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se krimineli Milan Radoiçiq, mund të vritet nga vetë shteti serb.

Ai në RTV Dukagjini, tha se kjo nuk është ndonjë praktikë e re e shtetit të Serbisë, duke e përmendur edhe shembullin e kriminelit të luftës, Arkan, i cili ishte vrarë në një hotel në Serbi, nga njerëz që dyshohet se ishin të Millosheviqit.

Sipas avokatit Gashi, Serbia po ashtu mund edhe ta lejojë Radojçiqin të ikë nga Serbia.

“Është kriminel me renome, ndoshta më i fuqishmi në Ballkan, por kjo mund t’i hakmerret. Radoiçiqi, më i sigurt do ishte në burgjet e Kosovës se në Serbi. Mund të jetë lirimi i tij për dy arsye, ose t’i mundësohet ikja nga Serbia, apo pas një periudhe kohore t’i ndodhë ndonjë aksident, apo të vritet. S’e kemi praktikë të re nga Serbia, ajo e ka përdorur Arkanin në kohën e Millosheviqit, kurse vetë atë në një hotel e kanë ekzekutuar në pikë të ditës. Këtë fat të Arkanit mund ta ketë shumë lehtë Radoiçiqi”, tha ai.

Ai po ashtu tha se informatat që i ka Radojçiq për Vuçiqin, mund ta rrezikojnë edhe jetën e këtij të fundit.

Sipas tij kjo nuk do të ishte hera e parë që do vritej një president serb.

Gashi u shpreh se më së miri do ishte që Radojçiq të ekstradohet në Kosovë sepse sipas tij tash e ka të rrezikuar jetën në Serbi.

/TV Arbëria