Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gashi pret në takim kryetarin e Fushë Kosovës: U fokusuam në fuqizimin e bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e LDK-së si parti e parë në vend

Gashi pret në takim kryetarin e Fushë Kosovës: U fokusuam në fuqizimin e bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e LDK-së si parti e parë në vend

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, njëherit edhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mirëpritur në takim kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Gashi thotë se gjatë këtij takimi u prezantuan edhe katër kandidatët për zgjedhjet e 9 shkrutit.

Dy kandidatët nga Komuna e Obliqit, Linda Bekteshi me numër 66 dhe Xhafer Gashi me numër 11.

Postimi i plotë:

Së bashku me bashkëpunëtorët, mirëpritëm në takim Kryetarin e Fushë Kosovës, z. Burim Berisha, me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi u prezantuan katër kandidatët për zgjedhjet e 9 shkurtit, nga Komuna e Obiliqit, unë Xhafer Gashi 11, Linda Bekteshi 66 ndërsa nga Komuna e Fushë Kosovës, Linda Krasniqi 51, Laureat Gojnovci 92.

Ky takim i përbashkët u fokusua në fuqizimin e angazhimit dhe bashkëpunimit për të siguruar rikthimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si parti e parë në vend.

#BehuNdryshimi
Xhafer Gashi