Njazi Gashi, opinionist i ftuar në emisionin “N’Pult” me Resim Morina në TV Arbëria, ka komentuar për zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Gashi: Populli ka treguar maturi dhe pjekuri, por partitë kanë devijuar nga kodi etik dhe moral
Në emisionin “N’Pult”, Njazi Gashi theksoi se populli në të gjitha zgjedhjet ka treguar maturi, pjekuri dhe kulturë. Sipas tij, kjo është një dëshmi e vullnetit të qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike, megjithatë, ai kritikoi partitë politike për devijimin e qëllimeve dhe largimin nga kodet etike dhe morale për zgjedhje dhe realizimin e projekteve të tyre politike.
“Populli në të gjitha zgjedhjet ka treguar maturi, pjekuri dhe kulturë. Përkundër që partitë kanë devijuar larg prej kodit etik të moralit për zgjedhje dhe për realizimin e projekteve të tyre politike,” tha Gashi.
Rezultati i zgjedhjeve: Pasqyrë reale e forcës politike të secilës parti në Kosovë
Gashi theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve është një pasqyrë e qartë e forcës politike të secilës parti dhe mënyrës se si ato funksionojnë në Kosovë.
Ai shtoi: “Rezultati i këtyre zgjedhjeve është një pasqyrë reale e forcës politike të secilës parti që funksionon në Kosovë.”
Gashi për komunat në balotazh: Do të ketë befasi të mëdha
Për komunat që janë në balotazh, Gashi parashikon befasi të mëdha. Ai tha: “Do të ketë befasi të mëdha.”
Ai tutje, duke folur për politikanët apo partitë në Kosovë, tha se të gjithë po e ndjekin interesin personal të tyre.
“Të gjithë e kanë projeksion dhe objektiv të parë interesin personal. Janë të bindur se janë të dërguarit e Perëndisë.”
Gashi për bllokadën në Kuvend theksoi se gjithçka është bërë me paramendim, projeksion dhe plan. Ai tha se ka skenarë të përgatitur dhe konsulentë të paguar nga jashtë, të cilët janë pjesë e një lëvizjeje që po pengon formimin dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Të gjitha janë bërë me paramendim, me projeksion dhe me plan. Me skenar të përgatitur dhe me konsulentë të paguar nga jashtë që të mos bëhet konstituimi i Kuvendit”. /TV Arbëria