![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka nënshkruar dy Memorandume Mirëkuptimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për dy projekte madhore.
Komuna e Obiliqit është përfitues i dy programeve: Programi i Banimit të Përballueshëm Social dhe Programi i Banimit Social Adekuat, i cili përfshin rindërtimin dhe rinovimin e shtëpive për familjet në nevojë.
Gashi theksoi se këto projekte do të përmirësojnë kushtet e jetesës për familjet më të cenueshme të komunës dhe janë dëshmi e përkushtimit të autoriteteve për përmirësimin e mirëqenies sociale.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)