Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, njëherit edhe kryetari i komunës së Obiliqit, është takuar me drejtorët e shkollave të komunës së Obliqit.
Gjatë këtij takimi kanë ndarë caste të vecanta për tu uruar suksese në përmbylljen e gjysëmvjetorit të parë të vitit shkollor 2024.
Gashi tregon se përgjatë këtij viti kanë realizuar projekte të shumta në shkolla, duke krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ai thotë se këto projekte janë dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar një mjedis arsimor dhe modern për nxënësit e Komunës së Obliqit.