Në emisionin ‘N’PULT’, me moderator Resim Morina, prodhim ky i TV Arbëria, i ftuar Jakup Gashi një bashkëpunëtor i ngushtë i Isni Kilaj, duke folur për zgjedhjet e tanishme, u shpreh se presin një mbështetje jashtëzakonisht të madhe.
“Ne në këto zgjedhje presim një mbështetje jashtëzakonisht të madhe duke e pasur parasyh fushatën në terren, duke e pasur parasysh që saherë që emri i Isni Kilajt përmendet nga ana e jonë në secilin takim, shihet fytyra e secili qytetarë të Malishevës i cili e ndjenë bashkëdhimbjen që Isniu nuk është në mesin tonë, e kjo dhimbje e qytetarëve do të rezultojë me një votë masive për listën 137“, tha ai në ‘N’PULT’./tvarbëria/