Jakup Gashi bashkëpunëtor i ngushtë i Isni Kilajt, për herë të parë i ftuar në emisionin “N’PULT” me Resim Morina, flet lidhur me kandidimin e tij për deputetë të Republikës së Kosovës.
Fillimisht, Gashi është shprehur falenderues që i është dhënë mundësia për të qenë përfaqësues i një personaliteti siç ai e përshkruan Isni Kilaj.
“Unë ndihem falenderues që më është dhënë mundësia të jem përfaqësues i një personaliteti siç është Insi Kilaj”.
Gashi për Isni Kilaj thotë se gjithë jetën e tij e ka pasur në fokus të shërbimit të vendit të vetë.
“Isni Kilaj gjithë jetën e tij e ka pas në fokus të shërbimit të vendit të tij, duke filluar qysh prej para luftës, luftën dhe pas luftës, që në vete ka mbajtë pozicione të ndryshme, dhe tash përfundimisht ku kjo padrejtësi e radhës, ndër padrejtësit shekullore që i janë bërë shqiptarëve”, është shprehur ai. /tvarbëria/