Avokati Tomë Gashi ka mohuar pretendimet e disa mediave se Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka shtetësi serbe.
Sipas Gashit, deklarata prokurorit slloven nuk ka të bëjë me Martin Berishajn, por me dikë tjetër.
Ai është shprehur se “disa inatçinj po duan të marrin kancerin nga Martin Berishaj e nga Albin Kurti.”
“Nëse ju keni ndonjë lidhje me Serbinë, ndoshta e njihni – por për fatin tuaj të keq shpifes dhe për fatin e së vërtetës: ai NUK është Ambasador i Republikës së Kosovës, z. Martin Berishaj.”, ka shkruar avokati.