Arben Gashi, deputet nga LDK thotë se Kosova po rrezikon të shndërrohet në shtet të dështuar.
Sipas tij kjo po ndodh për shkak të mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet.
“Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur.”, ka shkruar Gashi në Facebook.