Sipas Gashit, Kosova po kalon një periudhë me sfida të shumta politike dhe tensione të brendshme, ndërsa përplasjet mes pozitës dhe opozitës e kanë vështirësuar miratimin e buxhetit në Kuvend. Megjithëse dokumenti financiar është votuar me vështirësi, ai ende nuk ka hyrë në fuqi për shkak të mungesës së dekretimit nga ana e Presidentes.
“Cila është pengesa apo arsyeja e mosnënshkrimit? A kemi të bëjmë me çështje procedurale, dilema kushtetuese apo kalkulime politike?”, ka pyetur Gashi, duke theksuar se çdo ditë vonesë prodhon pasoja konkrete për funksionimin e shtetit.
Sipas tij, organizatat buxhetore, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, po përballen me mungesë fondesh për mbulimin e obligimeve financiare, pagesat ndaj operatorëve ekonomikë dhe inicimin e procedurave të reja të prokurimit publik.
Ai paralajmëron se situata aktuale po ndikon drejtpërdrejt në vonesën e projekteve kapitale, pezullimin ose shtyrjen e investimeve publike si dhe vështirësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Në mungesë të një buxheti funksional, institucionet po detyrohen të operojnë me kufizime financiare, duke vështirësuar planifikimin afatmesëm dhe zbatimin e politikave zhvillimore”.
Gashi thekson se buxheti nuk është thjesht një dokument financiar, por themeli i funksionimit të shtetit dhe instrument kyç për stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik e social. Ai bën thirrje për tejkalimin e ngërçeve politike dhe përmbushjen e obligimeve kushtetuese, në mënyrë që të shmangen dëmet e mëtejshme dhe të rikthehet normaliteti në funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, Gashi paralajmëron se kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në vonesën e projekteve kapitale, shtyrjen e investimeve publike dhe vështirësitë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
“Pa një buxhet funksional, institucionet operojnë me kufizime financiare, gjë që vështirëson planifikimin afatmesëm dhe zbatimin e politikave zhvillimore,” ka shtuar ai.